AKTUALE

Ali Ahmeti përkujton Nuhi Berishën në 65-vjetorin e lindjes: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”

Ali Ahmeti ka përkujtuar 65-vjetorin e lindjes së Heroit të Kombit, Nuhi Berisha, duke nderuar jetën, veprën dhe sakrificën e tij.
Me këtë rast, Ahmeti ka marrë pjesë në homazhe pranë vendprehjes së Nuhi Berishës, Rexhep Malës dhe Kadri Zekës, si dhe në akademinë përkujtimore kushtuar këtij përvjetori.
Në mesazhin e tij, Ahmeti ka vlerësuar rolin e Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës në rezistencën e organizuar kombëtare, duke i cilësuar ata si pararendës të rrugës që, vite më vonë, u kurorëzua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala ishin ndër pararendësit e rezistencës së organizuar kombëtare dhe gurëthemel i rrugës që, vite më vonë, u kurorëzua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.
Sipas tij, ideali për liri i këtyre figurave u përcoll brez pas brezi deri në çlirimin e Kosovës.
Ahmeti ka theksuar gjithashtu se kujtimi për Nuhi Berishën dhe Rexhep Malën mbetet i lidhur me kujtimin për të gjithë bashkëveprimtarët e tyre dhe shokët e idealit në veprimtarinë kombëtare.
“Ata lanë pas një amanet të madh: lirinë, bashkimin dhe përkushtimin e palëkundur ndaj çështjes kombëtare”, është shprehur Ahmeti.
Në fund të mesazhit, ai ka përcjellë homazhin për figurat e përkujtuara me fjalët: “Lavdi e përjetshme Nuhi Berishës, Rexhep Malës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”

Banner

Related posts

“Do nënshkruhet marrëveshja e madhe”/ Trump njofton vizitën e Zelenskyt të premten në Shtëpinë e Bardhë

Gjyla Halili

Fjalim i kryetarit të Kuvendit të RMV-së Jovan Mitrevski në mbledhjen e 62-të të Komitetit për politikë sociale dhe humanitare

Gjyla Halili

Mickoski në Uashington në inaugurimin e Trump-it! “Takimet në SHBA do të shfrytëzohen për Eurointegrimin”

Gjyla Halili