AKTUALE

Ali Ahmeti përkujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin: “Kujtimi për ju është i përjetshëm”

Në 28-vjetorin e rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar figurat e njohura të luftës dhe të lëvizjes kombëtare shqiptare.

Në një mesazh përkujtimor, Ahmeti e ka kujtuar Fehmi Lladrovcin si shok të ngushtë, bashkëmendimtar, bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar, duke theksuar se rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës e kishin nisur shumë kohë para krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Fehmiu dhe Xheva ishin pjesë e asaj gjenerate të veprimtarëve të lëvizjes kombëtare që nuk u pajtua kurrë me robërinë. Ata i shërbyen këtij ideali para luftës, në luftë dhe deri në rënien e tyre”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka kujtuar edhe 22 shtatorin e vitit 1998, kur Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ranë në betejën e Drenicës.

“Fehmiu dhe Xheva ranë krah për krah, ashtu siç kishin jetuar: bashkë në jetë, në ideal dhe në luftë”, është shprehur Ahmeti.

Në mesazhin e tij përkujtimor, Ahmeti ka vlerësuar kontributin e tyre në rrugën drejt lirisë së Kosovës, duke i cilësuar si simbol të një gjenerate që, sipas tij, nuk kurseu asgjë për Kosovën.
“Vëlla Fehmi, 28 vjet pas rënies sate, më mungon njësoj. Por kujtimi për ty dhe Xhevën është i përjetshëm”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti.

Mesazhin e ka përmbyllur me fjalët: “Pushoni të qetë, vëlla Fehmi e motër Xhevë. Flamuri për të cilin dhatë jetën sot valon i lirë. Lavdi e përjetshme!”

Ja postimi i plotë:

Sot bëhen 28 vjet pa ty, vëlla Fehmi.

Fehmi Lladrovci ishte për mua shok i ngushtë, bashkëmendimtar, bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar. Ishim bashkë në rrugën e gjatë të përpjekjes për lirinë e Kosovës, shumë kohë para se të krijohej Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Fehmiu dhe Xheva ishin pjesë e asaj gjenerate të veprimtarëve të lëvizjes kombëtare që nuk u pajtua kurrë me robërinë. Ata i shërbyen këtij ideali para luftës, në luftë dhe deri në rënien e tyre heroike.

Më 22 shtator 1998, në betejën e Drenicës, Fehmiu dhe Xheva ranë krah për krah, ashtu siç kishin jetuar: bashkë në jetë, në ideal dhe në luftë.

Fehmiu ishte luftëtar i lirisë. Xheva ishte heroinë e lirisë. Të dy mbetën përgjithmonë simbol i një brezi që nuk kurseu asgjë për Kosovën.

Vëlla Fehmi, 28 vjet pas rënies sate, më mungon njësoj. Por kujtimi për ty dhe Xhevën është i përjetshëm.

Pushoni të qetë, vëlla Fehmi e motër Xhevë. Flamuri për të cilin dhatë jetën sot valon i lirë.

Lavdi e përjetshme!

Banner

Related posts

Sulm në Spitalin e Tetovës – pacienti godet mjekun dhe policin

Gjyla Halili

Tetovarja e mashtroi se ka ngelë shtatzënë, ia mori 18 mijë euro kosovarit

Gjyla Halili

Nik Gjeloshaj uron muajn e shejtë të Ramazanit: “Le të jetë muaj i rishqyrtimit të vërtetë të gjithçkaje të dukshme dhe përkushtimit ndaj Krijuesit”

Gjyla Halili