AKTUALE

Ali Ahmeti ngushëllon familjen Tërnava pas aksidentit tragjik në Hani i Elezit–Bllacë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen Tërnava, e cila humbi më të dashurit e saj në aksidentin tragjik pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi familjen Tërnava. Përballë humbjeve të tilla, çdo fjalë është e pamjaftueshme. Jeta na kujton, në mënyrën më të dhimbshme, se sa e brishtë është, ndërsa dhimbja e një familjeje bëhet dhimbje e mbarë shoqërisë sonë”, thuhet në mesazhin e Ahmetit.

Ai i shprehu familjes Tërnava ngushëllimet më të sinqerta, duke theksuar se bashkëndjen me ta në këto çaste të rënda.

“Lutem që Zoti t’u japë forcë, durim dhe kurajë për ta përballuar këtë sprovë të rëndë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ata që humbën jetën dhe u prehshin në paqen e amshuar”, përfundon mesazhi i ngushëllimit i Ali Ahmetit.

Ja postimi plotë:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi familjen Tërnava, e cila humbi më të dashurit e saj në aksidentin tragjik pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë.

Përballë humbjeve të tilla, çdo fjalë është e pamjaftueshme. Jeta na kujton, në mënyrën më të ashpër, se sa e brishtë është, ndërsa dhimbja e një familjeje bëhet dhimbje e mbarë shoqërisë sonë.

Familjes Tërnava u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjej me ta në këto çaste të rënda. Lutem që Zoti t’u japë forcë, durim dhe kurajë për ta përballuar këtë sprovë të rëndë.

U prehshin në paqen e amshuar.

Banner

Related posts

Qytetari nga Luboteni: Ne votuam BDI-në, jo individët

admin

Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!

Gjyla Halili

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen për të diskutuar Lindjen e Mesme dhe Ukrainën

Gjyla Halili