Lajme

Ali Ahmeti nga Kërçova: Energjia që pashë sonte më bën optimist për fitoret që na presin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ndjekur sot punimet e Kuvendit Zgjedhor në degën partiake të Kërçovës, ku janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese të degës.

Në fjalimin e tij para anëtarësisë partiake, Ahmeti theksoi se Kërçova ka qenë gjithmonë një vatër e rëndësishme e angazhimit kombëtar dhe politik, ndërsa energjia që pa në këtë tubim, sipas tij, e bën optimist për fitoret që e presin partinë në të ardhmen.

Përmes një postimi publik, Ahmeti bëri të ditur se në Kuvendin Zgjedhor janë zgjedhur Kryesia e Degës, Këshilli Mbikëqyrës, Komiteti i Veteranëve dhe sekretarët e sekretariateve. Ai shprehu bindjen se përgjegjësitë e marra do të barten me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë ndaj anëtarësisë, qytetarëve dhe kauzës së përbashkët.

“Këto struktura përbëhen nga njerëz kompetentë, të përgjegjshëm dhe të dëshmuar, të cilët, së bashku me mbështetjen e qytetarëve, do ta forcojnë edhe më tej BDI-në si adresën më të besueshme dhe shtëpinë politike të shqiptarëve në vend”, ka theksuar Ahmeti.

Në fund, ai uroi të zgjedhurit e rinj dhe u dëshiroi suksese në detyrat që i presin.

Banner

Related posts

Ahmeti nga Shkupi: BDI nuk frikësohet dhe nuk mposhtet, mbetemi të përkushtuar për integrimin evropian

Admin2

Strugani arrestohet në Elbasan, fshehu një kilogram heroinë në gomën e furgonit

Admin2

Rrëfimi ekskluziv i Komandant Hoxhës për hyrjen e UÇK-së në Haraçinë

Admin2