AKTUALE

Ali Ahmeti nga Dollneni: Me thirrje nacionaliste po vendosni në rrezik Marëveshjen e Ohrit dhe shtetin unitar

Aleanca Kombëtare për Integrim sonte ka mbajtur tubimin e rradhës në Dollnenin, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit është gurthemel i shtetit multietnik, paqes dhe stabilitetit në vend.

“E dëgjoj shpesh nga politikanët maqedonas që përmendin nacionalizmin. Unë them, duhet të jemi bashkë, shqiptarë, turq, boshnjakë, romë , për të ruajtur Marëveshjen e Ohrit, për t’i ruajtur institucionet që na bashkojnë, për t’i mbrojtur të drejtat e çdo komuniteti”, theksoi Ali Ahmeti.

Ai paralajmëroi se çdo përpjekje për të rrezikuar këtë marrëveshje është kërcënim për të ardhmen e të gjitha komuniteteve, jo vetëm të shqiptarëve.

“Marrëveshja e Ohrit e çoi Maqedoninë në NATO dhe e vendosi në rrugën drejt BE-së. Kush e sulmon këtë marrëveshje, nuk e do as shtetin, as paqen,” u shpreh Ahmeti.

Banner

Related posts

Ministri Osmani futet në mesin e turmës që po presin radhë për tu fotografuar në Ambasadat tona

Gjyla Halili

Samiti i Diasporës, Begaj: Shqipëria ofron mundësi investimi në energji, turizëm, ndërtim dhe teknologji

Gjyla Halili

Ziadin Sela nga Tetova: Ta gëzosh fitoren Bajram Rexhepi dhe t’i prijsh shqiptarët në Tetovë

Gjyla Halili