AKTUALE

Ali Ahmeti nga Çashka: Shqiptarët nuk janë vetëm pastrues e druprerës – ata mund të jenë edhe Kryeministra!

Në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim që u mbajt sot në Çashkë, lideri Ali Ahmeti përcolli një mesazh të fuqishëm për bashkëjetesë, barazi dhe përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se paragjykimet ndaj shqiptarëve duhet të marrin fund dhe se koha ka treguar se ata janë të aftë të drejtojnë institucione shtetërore me sukses.

Shqiptarët janë parë për dekada si pastrues, si ata që hapin kanale, presin dru, por jo si drejtues shteti. Kjo është padrejtësi. Talat Xhaferi ka qenë kryetar i Kuvendit për tetë vite dhe ka treguar profesionalizëm të lartë. Agim Nuhiu ka drejtuar Ministrinë e Brendshme, dhe shteti nuk u rrëzua, përkundrazi, u rrit lojaliteti. Po kështu, Bujar Osmani udhëhoqi me sukses diplomacinë e vendit”, u shpreh Ahmeti.

Ai shtoi se përfaqësimi i shqiptarëve nuk përbën rrezik për shtetin, por përkundrazi, sjell stabilitet dhe përmirësim të imazhit ndërkombëtar, duke kujtuar se Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s gjatë kësaj periudhe të përfaqësimit të fuqishëm shqiptar.

Banner

Related posts

Mbyllja e zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë, reagon ambasada amerikane: Veprime të pakoordinuara, rrezikojnë të ardhmen e Kosovës në Evropë

Gjyla Halili

Lladrovci: Nderim për çdo kontrubues të lirisë tonë, të çlirimit e të përkushtimit atdhetar

Gjyla Halili

ASH: VLEN konfirmoi dorëzimin para Mickoskit dhe tradhëtinë ndaj Besa Kadriut

Gjyla Halili