AKTUALE

AKI: Derisa shqiptarët bashkohen për fitoren historike në Butel, VLEN i bën fushatë VMRO-së në Luboten

Për çdo ditë po e dëshmojnë se janë shitur tek padronët e tyre. Tradhëtia e VLEN tani po kalon çdo kufij dhe po bëhet rrezik serioz për dinjitetin kombëtar të shqiptarëve.

Derisa të gjithë shqiptarët janë bashkuar rreth një kandidati të vetëm dhe punojnë intenzivisht për fitoren historike të shqiptarëve në Butel, koalicioni VLEN po bën fushatë për VMRO-në dhe kryetarin aktual nga kjo parti. Kandidazi i cili u refuzua nga KQZ dhe nuk arriti të shkaktojë përçarje ditën e votimit, sot bashkë me kryetarin e tij dhe zyrtarë të tjerë të VLEN-it, kanë pritur në fshatin Luboten, liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski, kandidatin e VMRO-së, Darko Aleksovski si dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie. Në këtë tubim dhe në postimin e publikuar, zyrtarët e VLEN-it lavdrojnë kryetarin aktual dhe kandidatin e Mickoskit para shqiptarëve të Lubotenit dhe Komunës së Butelit.

Të helmuar nga mllefi dhe etja për pushtet, zyrtarët e VLEN-it kanë harruar edhe fjalët e tyre dikur për masakrën e Lubotenit, retorikën patriotike dhe lotët e korokodilit për martirët dhe dëshmorët e Lubotenit.
Vasaliteti i tyre kalon edhe kufijtë e turpit dhe mjerimit. Kjo tradhëti duhet të shërbejë si kushtrim për të gjithë shqiptarët që të mobilizohen sa më shumë për fitoren historike në Butel.

– Aleanca Kombëtare për Integrim

Banner

Related posts

Grubi: Ditë historike, SHBA na kanë qëndruar gjithmonë afër

admin

Zjarret në Fier e Vlorë, ndërhyrje me helikopter nga ajri, 42 trupa dhe 13 mjete në luftë me flakët

admin

Drejtësi apo instrumentalizim politik? Një analizë mbi rastin Artan Grubi

Gjyla Halili