AKTUALE

Ali Ahmeti në Presidencë: Kosova t’i krijojë shpejt institucionet – shqiptarët në RMV po përballen me ofensivë të rrezikshme nga pushteti

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe pati në fokus situatën politike në dy vendet tona, sfidat rajonale, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe zhvillimet shqetësuese në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se “Ahmeti ngriti shqetësimin e thellë për përkeqësimin e situatës politike dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët janë vënë në shënjestër nga një bosht hibrid politik-oligarkik me bazë supremaciste etnike dhe me një përfaqësim të inxhinieruar politik të shqiptarëve”.

Sot, shqiptarët po përballen me një ofensivë të rrezikshme që ka për qëllim zhbërjen e shtyllave të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. Gjykata Kushtetuese është shndërruar në një instrument partiak që po anulon themelet e barazisë si gjuha shqipe dhe mekanizmat e balansuesit dhe badenterit.

Kjo është një shkelje flagrante e barazisë ndëretnike,” theksoi Ahmeti.

Banner

Related posts

Me sa vota diferencë fitoi VLEN-i në Çair?

Gjyla Halili

Gashi: Në këto katër vite, Qeveria e RMV-së nuk ka qenë kurrë e rreshtuar kundër Kosovës!

Gjyla Halili

Mitsotakis: Maqedonia e Veriut duhet ta përdorë vetëm emrin e ri kushtetues

Gjyla Halili