AKTUALE

Ali Ahmeti mori pjesë në pritjen solemne me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Me ftesë të Sh.S. znj. Nicole Varnes, Ushtruese e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë pritjes u theksua rëndësia e partneritetit strategjik dhe miqësisë së qëndrueshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe roli i pazëvendësueshëm i SHBA-së në mbështetjen e paqes, stabilitetit, proceseve demokratike dhe integrimit euroatlantik të vendit.

Me këtë rast, Ahmeti përcolli urimet e tij të sinqerta për popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u dëshiruar prosperitet, përparim dhe suksese të mëtejshme.

Ai ritheksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë, paqes dhe partneritetit strategjik.

Ja postimi plotë:

Me ftesë të Sh.S. znj. Nicole Varnes, Ushtruese e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo ngjarje ishte një mundësi e veçantë për të riafirmuar partneritetin e fuqishëm dhe miqësinë e qëndrueshme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për të vlerësuar rolin vendimtar të SHBA-së në mbështetjen e paqes, stabilitetit, proceseve demokratike dhe integrimit euroatlantik të vendit tonë.

Me këtë rast, përcolla urimet e mia më të sinqerta për popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke u dëshiruar prosperitet, përparim dhe suksese të mëtejshme.

Banner

Related posts

BDI: Premtuan bankë shqiptare, po sjellin bankë serbe

Gjyla Halili

Hajrullahu për marrëveshjen në Ohër: U legjitimua vjedhja e trashëgimisë sonë nga Serbia, tani nënkuptohet se jemi ardhacakë

admin

Ali Ahmet kujton Adem Demaçin: Shembull i luftës dhe rezistencës për largimin e zgjedhës pushtuese nga trojet stërgjyshore

Gjyla Halili