AKTUALE

Me çka mund të përballet Kosova nëse Kurti nuk lëshon pe para kërkesave të Perëndimit?

Bllokim të dialogut, presione shtesë dhe sanksione të mundshme për Kosovën parashohin njohësit e rrethanave politike, nëse kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk u bindet kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është ndër hapat e parë që i kërkohet të bëjë edhe nga diplomatët amerikanë, edhe nga ata të Bashkimit Evropian.

Kurti thotë se është i gatshëm të diskutojë për këtë asociacion, por këmbëngul që, fillimisht, duhet të zyrtarizohet njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Ai i ka acaruar raportet me zyrtarë të BE-së, duke i fajësuar ata për njëanshmëri në procesin e bisedimeve të Kosovës me Serbinë.

Banner

Related posts

Lloga: Taravari nuk ka paguar qiranë dhe faturat e selisë së ASH-së! Taravari: Deri në qershor ua kam paguar, tani ata funksionojnë si OJQ

Gjyla Halili

Filloi ndërtimi i autostradës Tetovë- Gostivar, Taravari: Investim strategjik për Pollogun

Gjyla Halili

Cënimi i gjuhës shqipe! Ahmeti: Nëse preket “shqipja”, në pikëpyetje zgjedhjet lokale!

Gjyla Halili

Leave a Comment