AKTUALE

Ali Ahmeti: Më 5 Maj, përulemi me pietet dhe krenari para kujtimit të dëshmorëve që sakrifikuan jetën për lirinë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot më 5 Maj ditën e dëshmorëve përmes një postimi ka shkruar se në këtë ditë përulemi me pietet dhe krenari para kujtimit të dëshmorëve që sakrifikuan jetën për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e kombit tonë.

Ja postimi plotë:

5 Maji – Nderim për Dëshmorët e Kombit

Sot, më 5 Maj, përulemi me pietet dhe krenari para kujtimit të dëshmorëve që sakrifikuan jetën për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e kombit tonë.

Jeta dhe gjaku i tyre i derdhur janë themeli mbi të cilin ndërtojmë rrugëtimin tonë drejt barazisë, drejtësisë dhe integrimit. Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim i së kaluarës, por frymëzim i përditshëm për të mos u dorëzuar asnjëherë përballë sfidave.

Sakrifica e tyre na obligon që të vazhdojmë përpjekjet me përkushtim, në shërbim të të gjitha gjeneratave që do të vijnë.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit!

Banner

Related posts

LSDM: VMRO-DPMNE la qytetarët në mes të borës

Gjyla Halili

Ndryshimet që miratoi Kuvendi/ Inspektoratet do to të jenë organe nën kompetenca të ministrive, në vend se të jenë organe të pavarura!

Gjyla Halili

Klan Maqedoni shpall konkurs

Gjyla Halili