AKTUALE

Ali Ahmeti: Lavdi e përjetshme heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar sot 36-vjetorin e rënies heroike të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, dy prej figurave më të ndritura të historisë kombëtare shqiptare.

“Sot e 36 vjet më parë, më 2 nëntor 1989, në Breg të Diellit në Prishtinë, në përballje direkte me forcat policore-ushtarake të ish-Jugosllavisë, ranë heroikisht heronjtë e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Rënia e tyre heroike ishte paralajmërimi i përfundimtar se dalja nga zgjedha pushtuese serbe mund të bëhej vetëm me luftë të armatosur çlirimtare,” – theksoi Ahmeti.

Ai shtoi se Afrimi dhe Fahriu, pas rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, u bënë pararendësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i dhënë drejtim e frymë qëndresës së armatosur për liri.

“Lavdi e përjetshme heronjve të kombit Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut. Sakrifica e tyre është frymëzim për brezat që ta ruajnë lirinë dhe ta ndërtojnë të ardhmen mbi themelet e sakrificës,” – përfundoi Ali Ahmeti.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: Regjimit po i vjen fundi!

Gjyla Halili

Kurti i troket në derë Edi Ramës, i kërkon ndihmë që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE

Gjyla Halili

Mexhiti: Shumë deputetë të opozitës duan të jenë pjesë e qeverisë, kjo do të ndodhë!

Gjyla Halili