AKTUALE

Ali Ahmeti kujton 21 vjetorin e vdekjes tragjike të Presidentit Boris Trajkovski

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka kujtuar 21 vjetorin e vdekjes tragjike të Presidentit Boris Trajkovski i cili më 26 shkurt të vitit 2002 humbi jetën bashkë me anëtarë të delegacionit të tij.

“Boris Trajkovski ishte një politikan i cili, pavarësisht shumë rrethanave dhe sfidave të jashtëzakonshme, u angazhua për paqe dhe stabilitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon. Angazhimi i tij për bashkëjetesë dhe përpjekjet për të mbajtur të qëndrueshme proceset demokratike janë ende aktuale sot”- ka shkruar Ahmeti.

Ja postimi i plotë:

Sot kujtojmë Presidentin Boris Trajkovski, 21 vjet nga vdekja tragjike e tij në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt 2004, në të cilën humbën jetën edhe anëtarë të delegacionit të tij.

Boris Trajkovski ishte një politikan i cili, pavarësisht shumë rrethanave dhe sfidave të jashtëzakonshme, u angazhua për paqe dhe stabilitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon. Angazhimi i tij për bashkëjetesë dhe përpjekjet për të mbajtur të qëndrueshme proceset demokratike janë ende aktuale sot.

Banner

Related posts

Bilall Kasami nderon punën e drejtoreshës së Repartin Gjinekologjk në Spitalin e Tetovës- Merale Rexhepi

Gjyla Halili

Azeski në takim me homologun e tij nga Kosova për tejkalimin e problemit rreth ndalesës së kamionëve të Maqedonisë me produkte ushqimore

Gjyla Halili

Pas mesnate çmime të reja të derivateve të naftës

Gjyla Halili