AKTUALE

Ali Ahmeti kujton 116-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës

Me rastin e 116-vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, Ali Ahmeti ka përkujtuar me nderim figurën e shquar shqiptare nga Shkupi, e cila u bë simbol botëror i humanizmit, dashurisë dhe paqes.

Ahmeti ka vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e Nënë Terezës ndaj njerëzve në nevojë, duke theksuar se mesazhi i saj për solidaritet dhe humanizëm vazhdon të mbetet i rëndësishëm edhe sot.

“Nobelistja shqiptare i dhuroi njerëzimit një shembull të rrallë përkushtimi ndaj më të dobëtëve dhe atyre në nevojë, duke dëshmuar se mirësia dhe solidariteti nuk njohin kufij”, thuhet në mesazhin e Ahmetit.

Ai ka theksuar se emri dhe vepra e Nënë Terezës vazhdojnë të ndriçojnë në mbarë botën, ndërsa trashëgimia e saj mbetet një udhërrëfyes për ndërtimin e një shoqërie më humane dhe solidare.

Ja postimi plotë:

Sot, në 116 vjetorin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, kujtojmë me nderim bijën shqiptare të Shkupit, e cila u bë simbol botëror i humanizmit, dashurisë dhe paqes.

Nobelistja e parë shqiptare i dhuroi njerëzimit një shembull të rrallë përkushtimi ndaj më të dobëtëve dhe atyre në nevojë, duke dëshmuar se mirësia dhe solidariteti nuk njohin kufij.

Emri dhe vepra e Nënë Terezës vazhdojnë të ndriçojnë në mbarë botën. Trashëgimia e saj mbetet udhërrëfyes për të gjithë ne, për një shoqëri më humane dhe solidare.

Banner

Related posts

KRYEPARLAMENTARI I KOSOVËS Z.GLAUK KONJUFCA, DREKË NDERIMI DELEGACIONIT TË VATRËS NË DITËLINDJEN E 114-TË TË DIELLIT

admin

Ahmeti bën homzhe pranë varit të ish bashkëluftëtarit Bahri Fazliu

Gjyla Halili

Azem Sadiki shpall kandidaturën e pavarur për një mandat të ri në Komunën e Studeniçanit

Gjyla Halili