AKTUALE

Ali Ahmeti: Hilmi Haradinaj la një trashëgimi të pavdekshme për kombin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar Hilmi Haradinajn në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke e vlerësuar atë si një simbol të qëndresës, fisnikërisë dhe përkushtimit ndaj çështjes kombëtare.

Në mesazhin e tij përkujtimor, Ahmeti shprehu nderimin dhe respektin e tij për bashkëluftëtarin e dikurshëm, duke theksuar se mungesa e tij vazhdon të ndihet edhe pas tetë vitesh.

“Kaluan tetë vite pa njeriun me zemër të madhe, pa burrin që jetoi me dinjitet, sakrificë dhe përkushtim ndaj çështjes kombëtare. Hilmiu ishte më shumë se një prind i heronjve të kombit; ai ishte vetë një simbol i qëndresës, i fisnikërisë dhe i dashurisë së pakushtëzuar për lirinë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai vlerësoi se Hilmi Haradinaj la pas një trashëgimi të çmuar për kombin, duke theksuar se vepra, qëndrimi dhe shembulli i tij do të mbeten frymëzim për brezat e ardhshëm.

“Me respekt të thellë e kujtojmë sot dhe gjithmonë. Lavdi jetës dhe veprës së Hilmi Haradinajt”, përfundon mesazhi i Ahmetit.

Banner

Related posts

Dorëhiqet Kryetari i Degës së VLEN-it në Zvicër, Rahman Ramadani

Gjyla Halili

Deputetja e PDK-së e padit për shpifje ministren Haxhiu

admin

Hoti: Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht

admin