AKTUALE

Albin Kurti pret në takim liderët e VLEN – rikonfirmon mbështetjen për ndryshim

Mëngjesin e sotëm, me tu kthyer nga takimet që patën me shqiptarët e diasporës në Berlin të Gjermanisë e Cyrih të Zvicrës, liderët e koalicionit VLEN takuan kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë.

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi ka bërë të ditur se kryeministri Kurti, i cili e pati të pamundur të ishte me ne në diasporë, shprehu edhe njëherë mbështetjen e tij të parezervë për koalicionin VLEN.

“Albini e kishte të pamundur të na bashkëngjitet në Berlin e Cirih, por sot na priti në zyrën e tij në Prishtinë për të na e rikonfrmuar edhe një herë mbështetjen e parezervë”, ka thënë Gashi.

Ai ka njoftuar se në këtë takim u njoftuan nga afër me rreziqet nga manovrat serbe në kufi me Kosovën.
“Tentativat për kanosje ndaj Kosovës kanë marrë fund, ashtu siç ka marrë fund edhe ëndrra e madhe serbe e quajtur Ballkanini Hapur”.

Sipas Gashit, ky takim ishte rikonfirmim i bashkëpunimit të ngushtë për ta bërë ndryshimin e madh në Maqedoninë e Veriut.

Banner

Related posts

Pas një dekade shtërngojnë duart Thaçi dhe Sela

Gjyla Halili

Skender Isufi nga Fronti Europian: Kërkoj besimin tuaj – jo për pushtet, por për shërbim

Gjyla Halili

Një opozitë e dobët nuk është e mirë as për shtetin e as për pushtetin!

Gjyla Halili