SHQIPËRI

Akuzat për rritjen e pagave, Rama: Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se po rrit pagat para zgjedhjeve të 14 majit.

Kreu i qeverisë thekson se neni që ndalon rritjen e pagave katër muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike ku flitet për periudhën e krijimit të qeverisë së re dhe jo me zgjedhjet lokale.

“Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional! Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj”, shkruan Rama në Twitter.

Kryeministri Edi Rama tregoi planet e qeverisë për një rritje pagash në nivele historike, sipas tij, në sektorin shtetëror dhe atë privat gjatë harkut kohor 2023-2024.

Ndërkohë qeveria ka marr vendimin për të shpërblyer pensionistët me një vlerë monetare prej 5 mijë lekësh nga të ardhurat e taksës së jashtëzakonshme të prodhuesve të energjisë.


Top Channel

Banner

Related posts

Yuri Kim dhe Edi Rama u angazhuan në shkatërrimin e opozitës”/Berisha: Apeli ka vetëm një alternativë më 3 mars

admin

Edi Rama për Shkodrën: Krejt zemrën ma ke hanger

admin

Rritja e pagave, Rama: Fryt i forcimit të shtetit dhe uljes së korrupsionit

admin

Leave a Comment