AKTUALE

Aksion i madh i policisë financiare: Zbulohen krime milionëshe në disa kompani në këto komuna

Policia Financiare zhvillon aksion në Likovë, Kumanovë e Zhelinë: Hetohen kompani për krime mbi 7 milionë euro

Në orët e para të mëngjesit, Drejtoria e Policisë Financiare ka ndërmarrë një aksion të gjerë në komunat e Likovës, Kumanovës dhe Zhelinës, duke kontrolluar disa lokacione të dyshuara për veprimtari kriminale.

Operacioni është rezultat i një hetimi disamujor për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminal, i cili dyshohet për shoqatë kriminale, evazion fiskal, mashtrim tatimor dhe pastrim parash.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se në qendër të hetimeve janë kompani të përfshira në tregtimin e derivateve të naftës, të dyshuara për krime financiare me vlerë mbi 7 milionë euro.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi aksionin gjatë ditës, pas përfundimit të kontrolleve

Banner

Related posts

Makr Gjonaj: Në këtë javë të Shenjtë të reflektojmë mbi domethënien e thellë shpirtërore

Gjyla Halili

Sasho Klekovski emërohet drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me mandat katërvjeçar

Gjyla Halili

Ilir Rushani dhe Shefki Imeti: Mirënjohje të thellë për mërgatën kërçovare në Zvicër

Gjyla Halili