KOSOVË

Aksidentohet autobusi me targa serbe në Hungari, 15 të lënduar

15 persona, në mesin e të cilëve edhe fëmijë, janë lënduar në aksidentin e autobusit me udhëtarë serb në Hungari që ndodhi sot herët në mëngjes.

Pronari i kompanisë së autobusit të aksidentuar, për mediat serbe ka deklaruar se në autobus ka pasur 55 udhëtarë dhe dy vozitës, të gjithë nga Beogradi dhe Novi Sadi.

Sic njoftojnë mediat serbe, 35 udhëtarë kanë vazhduar udhëtimin, kurse disa udhëtarë janë kthyer për në Beograd.  

Mediat hungareze, sic percjell KlanM, kanë njoftuar se në mesin e të lënduarve ka pasur edhe dy fëmijë që janë transferuar në spital.

Aksidenti ka ndodhur 2 kilometra pranë vendit Kishkuhalas, kur autobusi ka kaluar në drejtimin e kundërt, me siguri për të shmangur një automjet tjetër dhe është rrokullisur me shpejtësi të plotë. 

Banner

Related posts

Kurti në Lybeniq: Të adresohen me urgjencë krimet e kryera gjatë luftës

Gjyla Halili

Bisedimet përfunduan pa sukses, thotë Vuçiq pas takimit me Kurtin

admin

Ditë historike, të mbrohet çdo votë

admin

Leave a Comment