SHQIPËRI

Të akuzuar për trafik droge në Angli, 7 shqiptarë arratisen nga qendra e azilantëve

13 emigrantë të palgjshëm të arrestuar, mes tyre 7 shqiptarë, u arratisën nga një qendër emigracioni në Mbretërinë e Bashkuar ku prisnin të merrnin dënimin e tyre.

Bëhet me dije se disa pej tyre akuzohen për trafik droge. Mediat britanike raportojnë se pesë prej tyre u kapën por tetë prej tyre përfshirë,7 shtetasit shqiptarë, janë në kërkim.

Të arratisurit, të cilët mbaheshin në qendrën e emigracionit në pritje të dënimit të tyre, kanë përdorur pajisjet e palestrës për të hapur dyert dhe për tu arratisur.

“Gjatë incidentit, 13 persona u larguan nga ambientet përmes gardhit të jashtëm. Pesë prej tyre janë arrestuar, por tetë të tjerë, shtatë shqiptarë rreth të 20-tave dhe një rreth të 30-tave, janë ende në kërkim”, tha zëdhënësi i policisë së Bedfordshire.

Banner

Related posts

Kosovari: Sa themi jemi nga Kosova, kafja në Shqipëri na vjen 3 euro

admin

Dyshohet për helmim nga ushqimi në një resort për fëmijë në Ohër

admin

Një nxënëse tregon tmerrin që ndodhi në klasë nga sulmi që la nëntë të vrarë në një shkollë në Beograd

admin

Leave a Comment