KOSOVË

Gjykata Speciale mund ta ndihmojë Serbinë të rishkruajë historinë

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur shqetësimin për siç tha rishkrimin e historisë nga Gjykata Speciale, në një intervistë për mediumin prestigjioz britanik, “The Times”.

Kurti tha se kurrë nuk e kishte mbështetur gjykatën dhe se është i shqetësuar se kjo gjykatë mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”, duke e zhvendosur fokusin te krimet kosovare.

“Unë mbështes përgjegjësinë për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërkohë që Serbia jo vetëm që ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato”, tha Kurti.

I pari i qeverisë gjithashtu tha se gjykata do të “inkurajonte lojën rajonale të Rusisë për të minuar Kosovën”.

Banner

Related posts

Shqipëria sot voton për kryetarë të bashkive

admin

Jakov Milatoviq nesër do të inaugurohet si president i Malit të Zi

admin

“Çka dreqin ju solli këtu?”, Von Cramon pyet policët në Zveçan

admin

Leave a Comment