SHQIPËRI

Aksident në Itali, vdes 29 vjeçari shqiptar

Një shqiptar ka vdekur në një aksident në Itali.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Modena.

Sipas raportimit të mediave italiane, bëhet fjalë për 29-vjeçarin Xhuliano Marleci.

29-vjeçari po voziste një veturë të tipit Volkswagen Polo.

Marleci e humbi kontrollon e veturës dhe goditi disa kosha të plehrave në anën tjetër të rrugës.

Vetura shtyu një nga kontejnerët për disa dhjetëra metra derisa ndaloi dhe u përplas me portën e një shtëpie.

Si pasojë e zhurmës të krijuar nga përplasja, disa banorë dolën jashtë shtëpive të tyre.

Në vendin e ngjarjes ishte edhe profesorja Roberta Gelmini, kirurge e Poliklinikës, e cila ofroi e para ndihmën duke thirrur ambulancën, përcjell Klankosova.tv

I riu shqiptar u dërgua në spital, por nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve.

Ai vdiq në mëngjesin e së dielës.

Banner

Related posts

Shumë pikëpyetje për tunelin e zbuluar nën gjykatën malazeze

admin

Nxirren trupat e pajetë të turistëve nga humnera në Valbonë

admin

Financimi i Kryemadhit nga kompanitë ruse, Balla: Edhe Meta në bordorotë e Kremlinit, aksioner me oligarkët e Putinit

admin

Leave a Comment