AKTUALE

Aki Gostivar: Fillon koordinimi për fitoren plebishitare më 19 tetor

Në praninë e kryetarëve të Shtabave Komunale të BDI-së dhe ASH-së në Gostivar, z. Nexhati Jakupi dhe z. Isak Lazami, kandidatit për kryetar komune, z. Valbon Limani, bartësit të listës për këshilltarë komunalë, z. Valdet Xhaferi, si dhe kryetarit të shtabit politik të BDI-së në Gostivar, z. Talat Xhaferi, u mbajt mbledhja e radhës e Shtabit Zgjedhor të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e tetorit.

Pas një debati të frytshëm dhe unifikues, u vendos për dinamikat e fushatës zgjedhore dhe koordinimin e aktiviteteve në terren nga subjektet pjesëmarrëse.

Me përfundimin e pushimeve verore dhe nisjen e vitit të ri shkollor, aktivitetet parazgjedhore do të intensifikohen, me synim fitoren plebishitare më 19 tetor – fitore që do të realizohet që në raundin e parë.

Aleanca Kombëtare për Integrim – Gostivar

Banner

Related posts

Rezoluta algjeriane do të votohet të martën nga OKB-ja, SHBA kërcënon me veto

Gjyla Halili

Mehmedi për Taravaristët: Aleancën se deshtën, pushtetit s’ja ditën rendin, më 8 maj do t’ua tregojmë vendin!

Gjyla Halili

Lladrovci fton për unitet në Drenas: Të bashkuar si çdo herë, dje UÇK, sot PDK!

Gjyla Halili