AKTUALE

Ahmeti ngushëllon familjarët e tre fëmijëve që humbën jetën në tragjedinë e Jabllanicës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime deri tek familjarët e tre fëmijëve që humbën jetën në tragjedinë e Jabllanicës.

Mesazhi i plotë:

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet Rama, Morina dhe Mehmetaj, të cilat humbën tre fëmijët e tyre në tragjedinë e Jabllanicës.

Në këto momente të vështira, jemi me mendje dhe zemër pranë familjeve që po përballen me këtë humbje të madhe, duke ndarë dhembjen e tyre të thellë.

Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajë për ta përballuar këtë dhimbje të rëndë. Lutemi për shpirtin e të ndjerëve dhe për paqen në zemrat tuaja.

Banner

Related posts

BDI: Ndërtuam çerdhe, shkolla, universitete, salla, konvikte, pishina për nxënësit dhe rritëm rrogat për arsimtarët

Gjyla Halili

Deputetët rekorderë/ Grupi parlamentar i VMRO inkason nga paratë e qytetarëve 132.000 euro për harxhimet e rrugës

admin

Konjufca dhe senatorja Fernandez flasin për forcimin e marrëdhënieve Kosovë-SHBA

admin