AKTUALE

Ahmeti në Tiranë takon Spiropalin: Të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë e duhet të jenë pakthyeshme

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka pritur sot në takim kreun E Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin.

Spiropali shkruan se gjuha shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të pakthyeshme teksa vendi duhet të përshpejtojë rrugën eurointegruese.

Ja postimi plotë:

Me mikun e mirë, politikanin e urtë, z. Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së, personalitet i njohur i shqiptarisë, diskutuam për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë e duhet të jenë pakthyeshme; angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare dhe të shqiptarëve në vendin mik dhe fqinj, për të ndërtuar një shoqëri dhe një vend tërësisht demokratik, me kohezion social dhe barazi për të gjithë qytetarët; angazhimin e faktorit shqiptar në përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Banner

Related posts

Ahmeti në varrimin e Sahit Jasharit: Kontributi i tij për çlirimin e Kosovës do të kujtohet përherë

Gjyla Halili

Thonin se Osmani po i prishë raportet me Serbinë, OKB miratoi rezolutën ku kosponzor ishte edhe Maqedonia e Veriut

Gjyla Halili

Shënimi i 80-vjetorit të çlirimit të Shkupit

Gjyla Halili