AKTUALE

Shënimi i 80-vjetorit të çlirimit të Shkupit

Me rastin e shënimit të 80-vjetorit të çlirimit të Shkupit, sot, në orën 11, në varrezat partizane në Butel, delegacione nga Qyteti i Shkupit dhe nga Kuvendi, do të vendosin lule të freskëta para përmendores së çlirimtarëve të qytetit.

Një delegacion i Qytetit të Shkupit dhe delegacioni i Kuvendit, në përbërje: Dijana Ilievska, Sllavjanka Petrovska dhe Daniella Belimova, në orën 11:30, do të vendosin lule të freskëta edhe para përmendores së gjeneral Mihajllo Apostollski në Alenë e Kolosëve, ndërsa në orën 12:30, para përmendores së çlirimtarëve të qytetit të Shkupit para Qeverisë.

Akademia solemne dhe ndarja e Çmimit të 13-të të Nëntorit, do të mbahet në orën 19 në Filarmoninë e Maqedonisë.

Banner

Related posts

“Na sinjalizuan për një ndërtesë 4-katëshe në Malatya”, mjeku shqiptar: Si e nxorëm nga rrënojat një fëmijë 4 vjeç

admin

Faton Fazliu nisi detyrën e drejtorit në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë: Zotohem se këtë detyrë do ta kryej me përgjegjësi, nder e përkushtim në shërbim të qytetarëve!

Gjyla Halili

Despotovski me mesazh simbolik para Muzeut të Qytetit të Shkupit e njoftoi kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së

Gjyla Halili