AKTUALE

Ahmeti: Kosova ka dëshmuar qasjen proeuropiane, vendimi për liberalizimin e vizave i merituar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përshëndetur vendimin e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian që votuan pro për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ahmeti në urimin e tij poashtu thekson se ky proces tashmë i nisur duhet të përfundoj sa më parë dhe të sigurohet lëvizje e lirë për qytetarët e Kosovës.

Statusi i plotë:

Përshëndes deklarimin e sotëm unanim të ministrave të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Vendim i shumëpritur që Kosova me qasjen e saj të konfirmuar proeuropiane e ka merituar shumë kohë më parë.

Uroj sa më shpejt përmbylljen e plotë të këtij procesi dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në të gjithë zonën Shengen.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02L73oWSdWjSmXLwNgmxjXqKBB7KJekJ6YZxoWqNZGGGjQDF978YNFFf2XZAMNXa2Wl&id=100044523937585&mibextid=Nif5oz

Banner

Related posts

Kurti tregon se çfarë përfitojnë familjet që investojnë në energji efiçiente

admin

Fluks i shtuar i veturave në Tabanoc dhe Bogorodicë

Gjyla Halili

Valë e reagimeve nga Beogradi pas vendimit të Bujar Osmanit, “Politikë antiserbe” thotë Daçiq

Gjyla Halili

Leave a Comment