AKTUALE

Adil Emini zgjidhet kryetar i Degës së Lëvizjes Demokratike në Zhelinë

“Përmbyllet me sukses Kuvendi Zgjedhor i Degës së Lëvizjes Demokratike në Zhelinë

Sot u zhvillua dhe u përmbyll me sukses Kuvendi Zgjedhor i Degës së Lëvizjes Demokratike në Zhelinë. Në këtë ngjarje të rëndësishme mori pjesë edhe lideri i Lëvizjes Demokratike z.Izet Mexhiti, duke theksuar rëndësinë e këtij procesi për të ardhmen e subjektit tonë politik.

Gjatë kuvendit, u zgjodhën organet drejtuese të degës, të cilat do të kenë përgjegjësinë për të udhëhequr dhe koordinuar aktivitetet në këtë degë. Në krye të degës u zgjodh Adil Emini, i cili pranoi me përkushtim besimin e delegatëve për të çuar përpara misionin dhe vizionin e Lëvizjes Demokratike në këtë zonë.

Ky proces zgjedhor konfirmon angazhimin tonë për demokraci të brendshme, transparencë dhe forcim të strukturave në çdo nivel”, thuhet në komunikatën e LD-së.

Banner

Related posts

Ilir Hasani në Washington D.C.: Takim bilateral me kongresisten Debbie Dingell në kuadër të Forumit Transatlantik të NATO-s

Gjyla Halili

Për festat e fundvitit në Ohër priten një numër i madh i mysafirëve

Gjyla Halili

Jo çdo kush merr pjesë me vullnet të plotë në tubime, detyrimet të ndalen!

Gjyla Halili