AKTUALE

Ademi: VMRO-DPMNE tenton të imponojë supremaci dhe dominancë! Ne për interesa madhore kemi ditur të themi dalim nga qeveria

Aspak nuk shqetësohemi për këtë çështje, kështu u përgjigj Arbër Ademi nga Fronti Europian në pyetjen se si do të veprojnë si koalicion nëse VMRO-DPMNE nuk e zgjedhë për partner të koalicionit qeverisës partinë apo koalicionin fitues në bllokun politik shqiptar.
Ademi tha se BDI si parti politike për interesa madhore ka ditur të thotë “dalim nga qeveria”.
Ai akuzoi VMRO-DPMNE-në se po tenton të instalojë supremaci, të supsendojë demokracinë dhe minimizim të kërkesave politike të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera jo shumicë.
VMRO-DPMNE parapëlqen ta suspendojë demokracinë te komunitetet tjera, tenton që të imponojë supremacinë dhe dominancën e vet si komunitet dhe si parti politike.
Sa i përket BDI-së, ju e dini ne qartë e kemi bërë me dije, edhe kur e kemi vullnetin me shumicë të popullit, për interesat madhore të popullit kemi ditur që menjëherë të themi dalim nga qeveria, vetëm urdhëroni t’i arrijmë objektivat tona strategjike”, pohoi Ademi.

Banner

Related posts

Qeveria me njoftim: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve, nuk kemi dërguar mesazhe për kompensim

Gjyla Halili

Çmimi i Bitcoin bie ndjeshëm teksa tregjet e kriptove po “përjetojnë pasojat“ e tarifave të Donald Trump

Gjyla Halili

Ahmeti: Mirëpres vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi në Shkup, mbështes arritjen e një marrëveshje finale

admin