AKTUALE

“Adem Abdija merr drejtimin e KV Teqe, Bajram Rexhepi mbështet energjinë e re të BDI-së”

Sonte, aktivistët e KV Teqe mbajtën Kuvendin e kësaj nëndege, ku u zgjodh kryetari i ri, Adem Abdija. Abdija është ekonomist i diplomuar dhe aktualisht punon në Fondsin për Sigurim Shëndetësor.

Ai është një aktivist i kahmotshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe një djalosh i ri, plot energji, i gatshëm për të punuar dhe për t’u angazhuar me përkushtim në të mirën e komunitetit.

Në Kuvend ishte i pranishëm edhe kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi, i cili u shpreh i kënaqur me zgjedhjen e Adem Abdijës dhe e përshëndeti angazhimin e aktivistëve të rinj. Sipas tij, ky hap tregon forcimin e strukturave lokale dhe përfshirjen aktive të gjeneratave të reja në politikën e BDI-së.

Anëtarët e KV Teqe theksuan se zgjedhja e kryetarit të ri shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të BDI-së së së ardhmes, me forca të reja që mbajnë me krenari misionin dhe vizionin e familjes së madhe politike.

Ja postimi plotë:

Sonte me aktivistët e KV Teqe, mbajtëm Kuvendin e kësaj nëndege dhe zgjodhëm kryetarin e ri, Adem Abdija, ekonomist i diplomuar, i punësuar në Fondin për sigurim shëndetësor.

Ademi është aktivist i kahmotshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëkohësisht një djalosh i ri, plot energji, i gatshëm për të punuar dhe për t’u angazhuar me përkushtim në të mirën e komunitetit.

Po ndërtojmë BDI-në e së ardhmes me forca të reja, që mbajnë me krenari misionin dhe vizionin e familjes sonë të madhe politike.

Banner

Related posts

IPIS: Pas zonës 5, BDI-ja fiton zgjedhjet edhe në zonën 2 dhe zonën 6

Gjyla Halili

Ahmeti: Gjuha është e larë me gjak dhe ajo nuk mund të cenohet

Gjyla Halili

Remzi Abdullahu jep lajmin për bletarët

Gjyla Halili