AKTUALE

Organizata humanitare “El Hilal” ndan çanta dhe pajisje shkollore për 650 nxënës

Organizata Humanitare “El Hilal”, me një sukses mjaft solid, përfundoi aktivitetin programor “Çanta dhe pajisje shkollore për nxënësit në nevojë”.
Aktiviteti për grumbullimin e çantave dhe pajisjeve shkollore filloi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, me shpalljen e aksionit dhe përfundoi në ditët e para të fillimit të mësimit. Bazuar në numrin e kompleteve shkollore të grumbulluara dhe në bashkëpunim me arsimtarët, u përgatitën listat e nxënësve përfitues.
Selia e El Hilalit, së bashku me disa nga degët e saj, të koordinuara nga komisioni përkatës, siguruan gjithsej 650 komplete me çanta dhe pajisje shkollore. Këto komplete u shpërndanë si vijon: 390 në Saraj(360) dhe Çair(30) të Shkupit, 85 në Tetovë, 102 në Kërçovë dhe 45 në Maqedoninë Lindore, përkatësisht në Shtip, Radovish dhe fshatrat përreth. si dhe 23 ne zyrat qendrore te Organizatës.
Ndihmat u siguruan nga bamirësit vendorë përmes degëve të lartpërmendura të El Hilalit. Një sasi e konsiderueshme, rreth 100 komplete, u sigurua edhe nga qyteti i Konjës, Republika e Turqisë, për fëmijët e synetuar nga Maqedonia Lindore dhe ne qytetin e Shkupit, në kuadër të projektit të sivjetshëm “Synetimi i fëmijëve në nevojë”.
Në ndarjen e çantave dhe pajisjeve shkollore në Shtip morën pjesë edhe kryetari i El Hilalit, Behixhudin Shehapi, i shoqëruar nga Talat Sadiku, kryetar i Komisionit “Çanta dhe pajisje shkollore”, si dhe Ali Sadiku, zëvendëskryetar i El Hilalit.

Banner

Related posts

Bdi: Në vend që ta afrojë, Mickoski po e largon Maqedoninë e Veriut nga Bashkimi Europian

Gjyla Halili

Specialistët e trashëgimisë kulturore stërviten për mbrojtjen e monumenteve në raste fatkeqësish natyrore

Gjyla Halili

Kryetari Bexheti jep 14 vendime për mësuesit e rinj në Komunën e Sarajit

admin