AKTUALE

30 shtatori, afati i fundit për t’u bërë pjesë e Forumit të Diasporës në Harvard

Afati i aplikimit deri më 30 shtator, për një platformë që synon të lidhë përvojën e profesionistëve shqiptarë në SHBA me sfidat e zhvillimit të Shqipërisë.

Pikërisht mbi pyetjen se ku mund të çojë eksperienca e fituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërtohet Albanian Diaspora Forum USA 2026, që do të zhvillohet më 2 dhe 3 dhjetor 2026 në ambientet e Universitetit të Harvardit në Boston. Forumi do të mbledhë studiues, kërkues shkencorë, sipërmarrës dhe inovatorë shqiptarë nga Amerika e Veriut dhe e Jugut.

Aktiviteti organizohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), përmes programit READ (Research Expertise from the Albanian Diaspora), në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Harvardit (Harvard Albanian Students Association).

Nisma fton akademikë, drejtues universitetesh, studiues, sipërmarrës dhe profesionistë shqiptarë në SHBA dhe në kontinentet amerikane të paraqesin ide që mund të kontribuojnë në zhvillimin e Shqipërisë.

Nga arsimi i lartë te teknologjia dhe zhvillimi rural
Një nga fushat kryesore të forumit është arsimi i lartë. Profesionistët e këtij sektori ftohen të sjellin modele dhe qasje për drejtimin universitar, partneritetet me industrinë, inovacionin në kurrikula, komercializimin e kërkimit shkencor, sigurimin e cilësisë dhe rikthimin e ekspertizës së diasporës.

Në fokus është edhe zhvillimi rural, ku profesionistët e bujqësisë, sipërmarrjes, agroteknologjisë, financës, turizmit dhe qëndrueshmërisë mund të paraqesin ide për bujqësinë inteligjente, zinxhirët e vlerës, ekoturizmin dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetet rurale.

Një tjetër fushë e rëndësishme është teknologjia. Ekspertët e inteligjencës artificiale, arsimit digjital, transformimit teknologjik, startup-eve dhe inovacionit ftohen të sjellin koncepte për zgjidhje të reja, qendra inovacioni, ekosisteme teknologjike dhe modele bashkëpunimi e investimi.

Banner

Related posts

Vjosa Park Kombëtar/Rama: Zhvillimi nuk kërkohet tek shfrytëzimi pa kriter i natyrës

admin

Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, nuk ka ndërprerje

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi mer pjesë në Kongresin e 11-të të PDT-së

Gjyla Halili