Kohët e fundit patëm nderin me udhëtu nëpër Ballkanin Perëndimor në emër të Albanian American Relations Council (AARC), me qëllim të forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara, komunitetit shqiptaro-amerikan, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe trojeve shqiptare.
Gjatë vizitës, patëm nderin me ua dorëzu personalisht ftesat krerëve të shteteve, liderëve politikë dhe kryetarëve të partive kryesore, për me marrë pjesë në Gala Mbrëmjen e AARC-së në New York.
AARC është e hapur për të gjithë dhe e palidhun me asnjë parti politike. Ne nuk përfaqësojmë një parti mbi tjetrën. Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që besojnë në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ndërtimin e shoqërive funksionale e demokratike, integrimet euroatlantike, si dhe në paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.
Neutraliteti nuk do të thotë indiferencë. Përkundrazi, është detyrë patriotike me i tejkalu ndasitë politike kur janë në pyetje interesat tona të përbashkëta.
Jemi mirënjohës ndaj të gjithë atyne që na pritën dhe i pranuan ftesat e AARC-së me respekt, hapje dhe dëshirë për me ndërtu ura.
Mbi politikën. Përtej partive. Të bashkuar për një qëllim.
🇺🇸🇦🇱🇽🇰 Albanian-American Relations Council — Një urë ndërmjet komuniteteve tona dhe Shteteve të Bashkuara.





