AKTUALE

Ndahet nga jeta Osman Bërka, miku i madh i shqiptarëve – Shehapi: Humbëm një veprimtar të urtë dhe të devotshëm

Është ndarë nga jeta Osman Bërka, një nga themeluesit e Partisë së Aksionit Demokratik (SDA), partia e udhëhequr nga lideri historik boshnjak Alija Izetbegoviq.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka pritur me dhimbje edhe kryetari i Shoqatës Humanitare, Behixhudin Shehapi, i cili e kujton Osman Bërkën si një mik të shqiptarëve dhe një personalitet të përkushtuar ndaj solidaritetit ndërmjet popullit boshnjak dhe atij shqiptar.

“Osman Bërka ishte njëri prej funksionarëve boshnjakë që i kuptonte dhe i njihte mirë problemet me të cilat përballeshin shqiptarët në ish-sistemin komunist. Ai ishte një kontribuues i vyer në forcimin e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet boshnjakëve dhe shqiptarëve”, shprehet Shehapi.

Shehapi kujton veçanërisht një takim të vitit 1998 në Amsterdam, të organizuar nga IGMG-ja me seli në Këln të Gjermanisë, ku kishte marrë pjesë së bashku me dr. Abdurauf Pruthin dhe Qenan Mazllamin.

Në atë tubim, Osman Bërka, në cilësinë e zëvendëskryetarit të Parlamentit të Bosnjës, kishte falënderuar publikisht bamirësit e tubuar rreth El Hilalit për ndihmën e dhënë dhe strehimin e mbi 20 mijë refugjatëve boshnjakë në Maqedoni gjatë viteve të luftës, 1992–1995.

“Me vdekjen e Osman Bërkës, jeta politike në Bosnje humbi një veprimtar të urtë e të devotshëm, me ideale të kristalta dhe përkushtim të palëkundur. Për ne ai do të mbetet në kujtesë si një mik i sinqertë i shqiptarëve dhe një njeri që e çmoi dhe e promovoi solidaritetin ndërmjet dy popujve”, theksoi Behixhudin Shehapi.

Në fund, kryetari i Shoqatës Humanitare shprehu ngushëllimet e tij për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Osman Bërkës.
“Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!”

Ja postimi plotë:

Paska ndërruar jetë Osman Bërka, një mik nga Bosnja dhe njëri prej themeluesve të SDA-së (Partisë së Aksionit Demokratik), të udhëhequr nga lideri historik Alija Izetbegoviq.
Ai ishte njëri prej funksionarëve boshnjakë që ishte i ndërgjegjshëm për problemet me të cilat përballeshin edhe shqiptarët në ish-sistemin komunist dhe një kontribuues i vyer për solidaritetin e ndërsjellë ndërmjet boshnjakëve dhe shqiptarëve.
Të freskëta janë kujtimet nga një tubim në Amsterdam, në vitin 1998, i organizuar nga IGMG-ja, me seli në Këln të Gjermanisë, nga ku janë fotografitë që po i publikoj. Në këtë tubim morëm pjesë së bashku me dr. Abdurauf Pruthin dhe Qenan Mazllamin. Osman Bërka, në cilësinë e zëvendëskryetarit të Parlamentit të Bosnjës, në fjalimin e tij publikisht falënderoi kontributin e bamirësve të tubuar rreth El Hilalit, për ndihmën dhe strehimin e mbi njëzet mij refugjatëve boshnjakë në Maqedoni gjatë periudhës së luftës, 1992–1995.
Me vdekjen e Osman Bërkës, jeta politike në Bosnje humbi një veprimtar të urtë dhe të devotshëm, me ideale të kristalta dhe përkushtim të palëkundur.
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!

Banner

Related posts

Deri të premten KE do të propozojë paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë

Gjyla Halili

Izet Mexhiti nga Buteli: Vota është amanet, dhe ne amanetit do ti dalim zot

admin

Dr. Ilir Hasani referoi në kongresin më të madh shkencor të traumatologjisë – SICOT

Gjyla Halili