AKTUALE

Tahir Shabani takohet me Nikollë Camaj: Në fokus diplomacia parlamentare dhe bashkëpunimi evropian

Presidenti dhe Ambasadori për Paqe, Tahir Shabani, zhvilloi një takim të veçantë në Parlamentin e Malit të Zi me z. Nikollë Camaj, nënkryetar shqiptar i Parlamentit të Malit të Zi.

Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e forcimit të marrëdhënieve institucionale, dialogut ndërparlamentar dhe bashkëpunimit të përbashkët në funksion të integrimit evropian dhe forcimit të lidhjeve ndërkombëtare.

Presidenti Tahir Shabani shprehu mirënjohjen e tij për pritjen e ngrohtë, nivelin e lartë protokollar dhe bashkëbisedimin konstruktiv, duke vlerësuar gjithashtu përkushtimin e z. Nikollë Camaj në avancimin e bashkëpunimit institucional dhe promovimin e vlerave të përbashkëta evropiane.

Në fokus të diskutimeve ishte roli gjithnjë e më i rëndësishëm i diplomacisë parlamentare në konsolidimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Vëmendje e veçantë iu kushtua fuqizimit të Grupeve Parlamentare të Miqësisë me vendet e Bashkimit Evropian dhe me Konfederatën Zvicerane, si mekanizma të rëndësishëm për dialogun politik, shkëmbimin institucional dhe ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme.

Bashkëbiseduesit theksuan se thellimi i bashkëpunimit ndërparlamentar mund të kontribuojë në promovimin e paqes, stabilitetit, mirëkuptimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, në përputhje me frymën e vlerave dhe standardeve evropiane.

Një temë tjetër e rëndësishme e takimit ishte zhvillimi i programeve të trajnimit dhe formimit profesional për stafet parlamentare, veçanërisht në fushat e protokollit diplomatik, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë parlamentare. Gjithashtu, u diskutua për mundësinë e krijimit të urave të bashkëpunimit me akademitë diplomatike evropiane.

Presidenti Tahir Shabani vlerësoi se investimi në kapacitetet profesionale dhe njerëzore të institucioneve përbën një element thelbësor për forcimin e diplomacisë moderne dhe përfaqësimit institucional në arenën ndërkombëtare.
Në qendër të takimit mbetën gjithashtu agjendat diplomatike dhe parlamentare, të cilat konsiderohen si instrumente strategjike për afrimin e institucioneve, popujve dhe vendeve, si dhe për avancimin e perspektivës evropiane dhe vlerave të përbashkëta.

Në përfundim, u vlerësua gatishmëria për vijimin e dialogut dhe identifikimin e fushave konkrete të bashkëpunimit institucional, me synimin për ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme me dimension evropian dhe ndërkombëtar.
Presidenti Tahir Shabani falënderoi z. Nikollë Camaj për pritjen në Parlamentin e Malit të Zi, si dhe stafin e përkushtuar të Kabinetit, duke shprehur vlerësimin për gatishmërinë dhe vullnetin për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit institucional.
Tahir Shabani
President
Ambasador për Paqe
Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim
Francë & Gjenevë

Banner

Related posts

“Jehona e Malësisë” organizon Festën e Flamurit për Fëmijë në nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Gjyla Halili

DPHM: Nga e diela ulje të temperaturave, reshje të shiut dhe borës në Maqedoni

Gjyla Halili

Sot mblidhet Kryesia Qendrore e VLEN

Gjyla Halili