AKTUALE

Mickoski vazhdon vizitën në Bruksel, do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane (EPP)

Kryeministri Hristian Mickoski, i cili prej dje qëndron për vizitë në Bruksel, sot do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), ku temat kryesore do të jenë përgatitjet për Këshillin e sotëm Evropian dhe zgjerimin e BE-së.

Nikoqir i Samiit do të jenë kryetari i EPP, Manfred Veber, ndërsa në të krahas Mickoskit dl të marrin pjesë edhe liderët e tjerë të partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane nga BE-ja dhe nga Ballkani Perëndimor, si dhe kryetaret e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe Roberta Mecola.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Mickoski është shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço mucunski dhe ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtrezani.

Dje, në ditën e parë të që ndrimit në Bruksel, Mickoski mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ndërsa kishte edhe takime dypalësheme përfaqësuesen e lartë të Unionit për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kalas dhe me kryeministrin e Spanjës dhe Polonisë, Pedro Sançez dhe Donald Tusk.

Banner

Related posts

AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM

admin

MEPSO fali borxhe në kurriz të qytetarëve, Revizioni: MEPSO u fali 14 milionë euro tregtarëve

admin

Ahmeti nga Dibra: Askush nuk ka të drejtë të vendosë në emër të popullit, pa popullin!

Gjyla Halili