AKTUALE

Përfaqësuesit e mbi 100 mijë studentëve paralajmërojnë BE-në: Nuk ju lejojmë të na e kriminalizoni luftën e UÇK-së

Përfaqësuesit e parlamenteve studentore të universiteteve publike në Kosovë, që përfaqësojnë mbi 100 mijë studentë, të mbështetura edhe nga përfaqësues të studentëve nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kanë shprehur sot pakënaqësitë e tyre për procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale edhe para Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kështu u bë e ditur nga platfoma “Liria ka emër” ku ndër të tjera thuhet se: “Ata sot në mënyrë të organizuar e kanë dorëzuar në zyrën e BE-së edhe një Deklaratë të Përbashkët, ku kanë kërkuar që vendimi në Hagë për ish-udhëheqësit e UÇK-së të merret pa ndikime politike, pa standarde të dyfishta dhe vetëm mbi bazën e fakteve, provave, ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës”.

Tutje në njoftim thuhet se si gjeneratë e re e Kosovës, që edhe 27 vjet pas çlirimit ende përballet me procese dhe hetime ndërkombëtare për luftën e UÇK-së, përfaqësuesit e parlamenteve studentore kanë thënë se mënyra sesi është zhvilluar ky proces në Hagë, i mbështetur dhe financuar nga vendet e Bashkimit Evropian, ka krijuar te qytetarët tanë bindjen se i ka shërbyer më shumë narrativës dhe nevojave politike të Serbisë sesa kërkimit të drejtësisë.

Përfaqësuesit e parlamenteve studentore kanë thënë se nuk do të lejojnë që lufta për lirinë e Kosovës të reduktohet në një narrativë kriminalizuese dhe historia jonë të rishkruhet. Si gjeneratë që e ka trashëguar këtë liri, ata kanë thënë se do ta mbrojmë me çdo kusht të vërtetën për luftën çlirimtare.

Banner

Related posts

Në vitin 2024 më së shumti paraqitje për helmime me ushqim dhe për produkte me afat të skaduar

Gjyla Halili

Në Kuvend pyetje deputetësh – të parat në përbërjen e re parlamentare

Gjyla Halili

Nikolloski: Ende mbaj qëndrimin se Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e BE-së në një të ardhme të afërt

Gjyla Halili