AKTUALE

Nikollë Camaj takon Ambasadorin për Paqe Tahir Shabani, në fokus bashkëpunimi ndërshqiptar

Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka zhvilluar sot një takim me z. Tahir Shabani, Ambasador për Paqe pranë Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim – Francë & Gjenevë.

Në takim u diskutua për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërkufitar, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe krijimin e lidhjeve të reja me partnerë dhe rrjete evropiane e ndërkombëtare.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe diplomacisë parlamentare, me theks te roli i grupeve të miqësisë dhe rëndësia e shkëmbimit të përvojave ndërmjet parlamenteve.

Sipas Camajt, forcimi i këtyre mekanizmave të bashkëpunimit mund të kontribuojë në krijimin e urave të reja ndërmjet institucioneve dhe komuniteteve, si dhe në avancimin e projekteve me interes të përbashkët.

Në fokus të bisedës ishte edhe bashkëpunimi ndërshqiptar, me synim forcimin e lidhjeve institucionale dhe bashkëpunimit në interes të shqiptarëve, kudo që jetojnë.

Takimi u vlerësua si një mundësi për të identifikuar iniciativa të reja dhe për të zgjeruar bashkëpunimin me partnerë evropianë dhe ndërkombëtarë, duke shfrytëzuar edhe potencialin e diplomacisë parlamentare.

“Bashkëpunimi ndërshqiptar dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet institucioneve janë të rëndësishme për të krijuar mundësi të reja dhe për të avancuar interesat e përbashkëta”, është mesazhi i përcjellë nga takimi.

Ja postimi plotë:

Sot zhvillova një takim me z. Tahir Shabani, Ambasador për paqë në Institutin për bashkëpunim dhe zhvillim – Francë & Gjenevë.

Fokusi i bisedës ishte te forcimi i bashkëpunimit ndërkomunal dhe ndërkufitar, te zhvillimi i projekteve të përbashkëta dhe krijimi i lidhjeve të reja me partnerë e rrjete evropiane e ndërkombëtare. Po ashtu u trajtua edhe çështja e diplomacisë parlamentare, veçanërisht roli i grupeve të miqësisë, si edhe rëndësia e shkëmbimit të përvojave mes parlamenteve, me fokus në bashkëpunimin ndërshqiptarë dhe për të mirën e shqiptarëve, kudo që jetojnë.

Banner

Related posts

Janevska: Nga marsi paga më të larta për profesorët dhe mësuesit

Gjyla Halili

Dreshaj: Qeveria e Kosovës ka dështuar në rrafshin e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar

admin

Libri ” Porosia e Kullës”, nga Dr.Pashko Camaj u promovua në Prishtinë

Gjyla Halili