AKTUALE

Maqedonia e Veriut në skenën botërore të ISKA 2026, Urim Saiti në krye të delegacionit

5-8 nëntor 2026 – Sportistë nga Maqedonia e Veriut do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror ISKA 2026, një prej eventeve të rëndësishme ndërkombëtare në sportet luftarake.

Kampionati do të mbledhë atletë dhe delegacione nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të garojnë në disiplina dhe kategori të ndryshme sipas programit të ISKA-së.
Pjesëmarrja në këtë kompeticion vjen pas përvojës së fundit në Kinë, në Sanya Open ISKA, dhe përfaqëson një tjetër sfidë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Për sportistët tanë, kjo është një mundësi për të konkurruar në nivel të lartë, për të fituar përvojë të re dhe për të dëshmuar përgatitjen e tyre përballë sportistëve nga vende të ndryshme.
Në këtë ngjarje do të jetë i pranishëm edhe presidenti i Federatës ISKA, Urim Saiti, i cili do të përfaqësojë Federatën dhe Maqedoninë e Veriut në këtë kompeticion ndërkombëtar.
Unë do të marr pjesë si president i Federatës ISKA dhe do ta përfaqësoj Maqedoninë e Veriut në këtë Kampionat Botëror. Për ne është një përgjegjësi e madhe dhe një mundësi e rëndësishme për të treguar punën, përkushtimin dhe nivelin e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare”, tha presidenti i Federatës ISKA, Urim Saiti.
Sipas tij, pjesëmarrja në Kampionatin Botëror ISKA 2026 është një hap tjetër në zhvillimin dhe promovimin e sporteve luftarake në vend, si dhe një mundësi për të krijuar përvoja dhe kontakte të reja me federata, sportistë dhe delegacione nga vende të ndryshme.
Me përkushtim dhe ambicie, synimi është i qartë: të jepet maksimumi në garë dhe vendi ynë të përfaqësohet me dinjitet në skenën botërore të sporteve luftarake.

Banner

Related posts

Rustemi: Përzgjedhja e mbikqyrësit për korridoret 8 dhe 10d sipas Ligjit për furnizime publike

admin

Fermerët çekë bllokojnë Pragën

Gjyla Halili

ITSHKSH e shënon 25 vjetorin e ekzodit të Bllacës

Gjyla Halili