AKTUALE

Mexhiti paralajmëron Panairin e Librit Shqip në Shkup: Pas Tiranës dhe Prishtinës, radha e kryeqytetit

Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti në një deklaratë për mediat ka paralajmëruar organizimin e Panairit të librit shqip në Shkup, pas asaj të Tiranës dhe Prishtinës.

“Atë që mund ta kumtoj sot këtu, ne bëjmë përgatitje për ta bërë Panairin e Librit shqip në Shkup. Ajo që ndodhë në Tiranë e Prishtinë, këtë vit do të ndodhë edhe në Shkup”, ka thënë Mexhiti.

Këtë aktivitet shprehet ai, mendojmë ta bëjmë tradicionale bashkë me Fatmir Toçin dhe bashkëshorten e tij Irenën të cilët e kanë Shtëpinë botuese “Toena”, që vazhdimisht siç tha ai, “kontribuojnë në trevat ndërkombëtare”.

Ndryshe, deklarata e tij vjen pasi ai së bashku me të rinjtë e Çairit, të dielën mori pjesë në Panairin e librit në Shkup, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.

“Sivjet erdhëm këtu edhe për t’i parë sa është aktiv lexuesi, për të bashkëbiseduar për Panairin e librit shqip i cili tash e tutje do të jetë tradicional në komunën e Çairit apo në Shkup siç është në Tiranë e Prishtinë”, u shpreh Mexhiti.

Në pyetjen se sa i ngelet kohë një politikani për lexim tha se kur e organizon kohën ka kohë për gjithçka, poashtu edhe për lexim.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: Atmosfera në tubimin e madh të Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj ishte e zjarrtë

Gjyla Halili

Punonjësit shëndetësorë në Spitalin e Tetovës kërkojnë rroga dhe vendime pune, drejtori Berisha thotë se presin miratim nga Ministria e Financave

Gjyla Halili

Amar ef. Dauti emërohet imam i ri në Xhaminë Qëndrore në Pallçisht

Gjyla Halili