AKTUALE

Inaugurohet me krenari kombëtare Kisha “Nëna Terezë” në Malin e Kakariqit më 23 gusht

Me 23 gusht, në Malin e Kakariqit, do të zhvillohet ceremonia solemne e inaugurimit të Kishës “Nëna Terezë”.

Kjo kishë është investuar dhe ndërtuar me mbështetjen e diasporës shqiptare, si një dëshmi e dashurisë, përkushtimit dhe lidhjes së fortë me vendlindjen dhe traditën tonë.

Ceremonia do të fillojë në ora 18:00, ku besimtarë, qytetarë dhe të ftuar do të mblidhen për të shënuar këtë ngjarje të veçantë fetare dhe komunitare.

Inaugurimi i kësaj kishe përbën një moment të rëndësishëm për komunitetin, duke sjellë një vend të ri lutjeje, bashkimi dhe paqeje, nën emrin e shenjtores dhe humanistes së madhe shqiptare, Shën Nënë Terezës.

Të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë në këtë ngjarje të veçantë.

23 Gusht | Ora 18:00 | Mali i Kakariqit
Inaugurimi i Kishës “Nëna Terezë”

Banner

Related posts

LSDM: Mickoski bën shaka me popullin, u kënaq me 0,1% ulje të çmimeve në tetor

Gjyla Halili

VV gjobitet me 35 mijë Euro! Mbështetësit e Kurtit ngritën tre gishtat lartë në tubimin në Skënderaj – është simbol nacionalist serb

Gjyla Halili

MASH: Testimi TIMSS tregoi se nevojiten ndryshime të mëdha në arsim që të mund nxënësit t’i përmirësojnë njohuritë

Gjyla Halili