AKTUALE

Bdi: s’VLEN-I ËSHTË MASHTRIM NGA THEMELI DERI NË MAJË

Mashtrim është kauza e tyre. Mashtrim është organizimi i tyre. Mashtrim është edhe e ashtuquajtura shkrirje në një parti.

Para qytetarëve paraqiten si një subjekt i bashkuar. Dokumenti i Regjistrit Qendror, i lëshuar më 17 gusht 2026, dëshmon se Lëvizja BESA vazhdon të figurojë si parti aktive, me Bilall Kasamin kryetar dhe me autorizim të pakufizuar.

Vlen-i ekziston si emër për propagandë. Partitë, kryetarët, vulat dhe interesat personale vazhdojnë veç e veç.

Gjithçka rreth tyre është ndërtuar për mashtrim: u paraqitën si ndryshim dhe sollën degradim; premtuan përfaqësim dhe prodhuan përjashtim; kërkuan votën shqiptare dhe e përdorën për dobësimin e faktorit politik shqiptar.

s’Vlen-i është një strukturë e inxhinieruar për ta copëzuar votën shqiptare, për ta ulur peshën e saj politike dhe për t’ua dorëzuar vendimmarrjen qendrave të tjera të interesit. Mjegulla rreth organizimit, financimit dhe sponsorëve politikë të këtij projekti vetëm i shton dyshimet për qëllimin e vërtetë të tij.

Një mashtrim politik, i paketuar si bashkim. Një grup interesash personale, i shitur si kauzë kombëtare.

Banner

Related posts

Hadi dhe Besa Emini nga  Kërçova, mbrëmë ndërruan jetë  në aksidentin tragjik në afërsi të fshatit Trapçindoll

Gjyla Halili

Mexhiti dhe liderët e koalicionit VLEN sot shëtitën rrugëve të Çarshisë së vjetër të Shkupit

Gjyla Halili

Lloga: Nënshkrimi i marrëveshjes së Prespës u bë simbol për dialog të hapur

admin