AKTUALE

“Malësia në duar të sigurta”, Ivanaj: Investimet do të vazhdojnë

Sot u përurua zyrtarisht ujësjellësi i ri për Bashkësinë Lokale Rraxa e Sukës, një investim i rëndësishëm i realizuar në bashkëpunim me diasporën.

Në ceremoninë e përurimit, Ivan Ivanaj theksoi rëndësinë e këtij projekti për banorët e zonës, duke nënvizuar se furnizimi me ujë të pijshëm është një nevojë jetike dhe një nga parakushtet themelore për përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale.

Ky investim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së banorëve të Rraxës e Sukës, duke siguruar furnizim më të qëndrueshëm me ujë të pijshëm.

Ivanaj bëri të ditur gjithashtu se brenda këtij viti pritet të nisë ndërtimi i ujësjellësit edhe për Traboin, duke paralajmëruar vazhdimin e investimeve në infrastrukturën bazë në të gjithë Malësinë.

“Vazhdojmë me punë dhe investime konkrete për çdo pjesë të Malësisë. Malësia në duar të sigurta!”, u shpreh Ivan Ivanaj.

Investimet në furnizimin me ujë të pijshëm mbeten ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e zonave rurale dhe për krijimin e kushteve më të mira për banorët.

Ja postimi plotē:

Sot u përurua zyrtarisht ujësjellësi i ri për BL Rraxa e Sukës, një investim i rëndësishëm i realizuar në bashkëpunim me diasporën tonë.
Furnizimi me ujë të pijshëm është jetik për banorët e zonave rurale dhe ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetës së tyre.

Brenda këtij viti vazhdojmë me ndërtimin e ujësjellësit edhe për Traboin.
Vazhdojmë me punë dhe investime konkrete për çdo pjesë të Malësisë!

Malësia në duar të sigurta!

Banner

Related posts

Bojkot të ri për blerje në markete, kompetentët paralajmërojnë masa sot ose të hënën

Gjyla Halili

Demiri: Spitalet po përballen me mungesë të madhe mjekësh

Gjyla Halili

Bexheti në iftar me veteranët e arsimit të komunës së Sarajit

Gjyla Halili