AKTUALE

Musa: Jam deputete e ASh-së, por nuk e tradhtoj besimin që ma dhatë – ndryshimin do ta çojmë përpara

Deputetja e Aleancës për Shqiptarë, Mimoza Musa, nëpërmjet një statusi në Fejsbuk është përgjigjur ndaj pyetjes se – Me kë është deputetja Mimoza Musa?, pas periudhës së vështirë politike që po ndodh në ASH-Taravari.

“Po kalojmë një periudhë të vështirë politike dhe me të drejtë shumë përkrahës, miq e bashkëpunëtorë pyesin: Me kë është deputetja Mimoza Musa?

Sot, në një klimë politike të trazuar, dua të jem e qartë me ju:Unë jam deputete e Aleancës për Shqiptarët. Besimin që ma dhatë nuk do ta tradhtoj. Nuk jam këtu për interesa personale, por për t’i shërbyer me dinjitet dhe përgjegjësi çdo votuesi që besoi në këtë mision. Ndryshimi ka nisur dhe ne do ta çojmë përpara”, është shprehur Musa.

Banner

Related posts

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, realizoi një takim me ambasadoren e Suedisë E.S. Ami Larson Xhein.

Gjyla Halili

DITËLINDJA E ARTAN GRUBIT, SHEFIT TË KABINETIT TË ALI AHMETIT E ZV.KRYEMINISTRIT TË PARË TË MAQEDONISË SË VERIUT

admin

Bexheti “thumbon” Mexhitin: Nëse beson në fitore të jap dorëheqje nga posti i zëvendëskryeministrit

Gjyla Halili