AKTUALE

Mickoski për 25-vjetorin e Ohrit: “Koha është të merremi me atë që na bashkon”

Kryeministri Hristijan Mickoski, në përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, tha se dokumenti është pjesë e realitetit politik dhe institucional të vendit, por theksoi se fokusi duhet të jetë te sfidat e së ardhmes.

Mickoski tha se qytetarët presin institucione funksionale, barazi para ligjit, zhvillim ekonomik, arsim dhe shëndetësi më të mirë, ndërsa bëri thirrje që dallimet etnike të mos përdoren për ndarje politike.

“Koha është që politika të merret gjithnjë e më pak me atë që na ndan dhe shumë më tepër me atë që duhet ta ndërtojmë së bashku”, ka shkruar Mickoski.

Ai theksoi se e ardhmja duhet të jetë e çliruar nga tensionet etnike, manipulimet politike dhe ndarjet, duke nënvizuar nevojën për punë, zhvillim, respekt të ndërsjellë dhe institucione të fuqishme.

Banner

Related posts

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjyla Halili

Gjeneral-lejtnant Jashar Kadioglu, shefi i Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm turke pritet në Tetovë nga Myftiu Selver Xhemaili

Gjyla Halili

Në Kuvend seanca të dy komisioneve

Gjyla Halili