AKTUALE

Shefi i Shtabit Komunal në Tetovë, Blerim Osmani, takim me përfaqësuesit e OSBE/ODIHR për procesin zgjedhor të 19 tetorit

Shefi i Shtabit Komunal të Aleancës Kombëtare për Integrim në Tetovë, Blerim Osmani, së bashku me bashkëpunëtorët Asafin, Belindën, Zehrën dhe Florinën, zhvilloi sot një takim me Polona Zajec dhe Mitra Jalali, përfaqësuese të Misionit të OSBE/ODIHR, të cilat po monitorojnë procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

Gjatë takimit, Osmani i informoi përfaqësueset e misionit për sfidat dhe vështirësitë që mund të paraqiten gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar shqetësimet lidhur me presionet e mundshme nga pushteti lokal ndaj bizneseve dhe qytetarëve që kanë bindje të ndryshme politike.

“Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe demokratike janë themeli i një shoqërie të drejtë. Tetovarët duhet të kenë mundësi ta shprehin lirshëm vullnetin e tyre politik, pa presione dhe ndërhyrje,” deklaroi Osmani pas takimit.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një proces zgjedhor të qetë, të dinjitetshëm dhe transparent, në përputhje me standardet demokratike dhe me respekt të plotë për të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur lirshëm përfaqësuesit e tyre.

Banner

Related posts

Kurti: Jemi duke bërë çdo gjë që policët të lirohen sa më shpejtë

admin

Shoqata “Malësia e Madhe” New York ndan 27 bursa për vitin akademik 2025-2026

Gjyla Halili

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Gjyla Halili