AKTUALE

SKANDAL I RI: 4 ME 1 PËR KORRIDORIN 10D, KORRIDORI 8 PO SAKRIFIKOHET PËR ZGJEDHJE?

Informacionet e reja që po dalin për projektin më të madh infrastrukturor në vend, Korridoret 8 dhe 10D, janë jashtëzakonisht alarmante.

Sipas informacioneve që disponojmë, në terren po punohet me raport pothuajse 4 me 1 në favor të Korridorit 10D, Prilep–Manastir, ndërsa mekanizimi, fuqia punëtore dhe dinamika e realizimit janë zhvendosur në dëm të Korridorit 8.

Të dyja segmentet janë pjesë e të njëjtit projekt që ne e siguruam me Bechtel-Enka. Sot Qeveria po e ndryshon në praktikë prioritetin e projektit.
Përshkak të urdhrit politik që Korridori 10D të përfundojë deri në zgjedhjet e ardhshme në pranverë, që pushteti ta përdorë si projekt elektoral.

Nëse kjo konfirmohet, kemi të bëjmë me një skandal të rëndë: para, punëtorë dhe mekanizim të një projekti shtetëror po orientohen sipas kalendarit zgjedhor të partive në pushtet.

Por çështja është edhe më serioze.

Korridori 8 është korridor strategjik i NATO-s, pjesë e lidhjes lindje–perëndim nga Adriatiku drejt Detit të Zi dhe krahut juglindor të Aleancës. Çdo vonesë e qëllimshme e këtij korridori ka pasoja që shkojnë shumë përtej politikës së brendshme.

Prandaj pyetja që tash duhet të marrë përgjigje është:

A kemi vetëm keqpërdorim elektoral të një projekti prej miliarda eurosh, apo dikush po ngadalëson qëllimisht korridorin strategjik të NATO-s?

Kush përfiton nga dobësimi i Korridorit 8?

Sepse në një kohë kur Rusia ka interes të drejtpërdrejtë që infrastruktura e NATO-s në rajon të ecë sa më ngadalë, çdo vendim politik që e shtyn këtë projekt duhet të shihet me seriozitet maksimal.

Kërkojmë transparencë të menjëhershme: sa punëtorë, sa mekanizim dhe sa mjete financiare janë angazhuar aktualisht në Korridorin 10D dhe sa në Korridorin 8? Kush e ka marrë vendimin për këtë raport dhe me çfarë arsyetimi?

Këto përgjigje nuk mund të fshihen deri pas zgjedhjeve.

Banner

Related posts

Taravari: Do të kujdesem që nga Kushtetuta të eliminohet përkufizimi fyes i gjuhës shqipe si “gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve”

Gjyla Halili

Kryetarja e RDM-së jep dorëheqje

Gjyla Halili

Arta Bilalli Zendeli në KE: Duke përkrahur Raportin e Kosovës, do i japim një vend në tryezën e familjes së madhe europiane

Gjyla Halili