Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë në Tetovë Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Saj, Nicole Varnes.
Gjatë takimit, Ahmeti e falënderoi znj. Varnes për angazhimin e saj të përkushtuar dhe konstruktiv, si dhe për kontributin në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe vazhdimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.
Ahmeti shprehu mirënjohjen për rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara si partner strategjik i vendit dhe si kontribuues kyç për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ai vlerësoi se mbështetja amerikane ka qenë vendimtare në arritjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe mbetet thelbësore për ruajtjen e frymës së saj, avancimin e barazisë dhe forcimin e kohezionit shoqëror.
Në takim u rikonfirmua përkushtimi për partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe orientimin e palëkundur euroatlantik dhe evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
U vlerësua se dialogu i vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë mbetet një element kyç për ndërtimin e një shteti demokratik, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës, në të cilin të gjithë qytetarët gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta.
Ja postimi plotë:
Sot, në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, pata kënaqësinë të pres në takim Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Saj, znj. Nicole Varnes.
E falënderova znj. Varnes për angazhimin e saj të përkushtuar dhe konstruktiv, si dhe për kontributin në forcimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në një atmosferë të hapur dhe konstruktive, shkëmbyem mendime për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike.
Shpreha mirënjohjen time të thellë për rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara si partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe si kontribuues kyç për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Mbështetja amerikane ka qenë vendimtare në arritjen e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe mbetet thelbësore për ruajtjen e frymës së saj, avancimin e barazisë dhe forcimin e kohezionit shoqëror.
Rikonfirmova përkushtimin tonë ndaj partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zbatimit të plotë të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe orientimit të palëkundur evropian të vendit.
Dialogu i vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë mbetet jetik për ndërtimin e një Republike të Maqedonisë së Veriut demokratike, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, ku të gjithë qytetarët gëzojnë të drejta dhe mundësi të barabarta.


