AKTUALE

Myftiu priti në takim Kryetarin dhe Kryesinë e ALKIG-ut

Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i shoqëruar nga sekretari Semir ef. Fazliji dhe shefi i kabinetit Muhamed ef. Berzati, priti në një takim zyrtar delegacionin e Kryesisë së Bashkësisë Islame Shqiptare në Austri (ALKIG), të udhëhequr nga kryetari Mr. Vahidin ef. Beluli.

Në përbërje të delegacionit nga Austria ishin gjithashtu kryeimami Emin ef. Limani dhe imami i njohur i xhamisë shqiptare në Vienë, Usam ef. Alimi. Delegacioni shoqërohej po ashtu nga drejtori për diasporë pranë Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Mr. Mafiz ef. Rustemi.

Gjatë këtij takimi mjaft konstruktiv, u diskutua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat u vlerësuan lart si të shkëlqyera.

Me këtë rast, Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, në emër të tij dhe në emër të Myftinisë së Tetovës, shprehu falënderimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e thellë për përfaqësuesit e ALKIG-ut. Ai vlerësoi lart punën e palodhshme, përkushtimin dhe kontributin e madh që kryesia, imamët dhe mërgata jonë në Austri japin për ruajtjen e identitetit fetar e kombëtar, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj institucioneve tona fetare.

Takimi u përmbyll me shprehjen e gatishmërisë së ndërsjellë për të vazhduar me projekte e bashkëpunime të përbashkëta në të ardhmen.

Banner

Related posts

Osmani dhe Rama pajtohen të vazhdojnë koordinimin në të mirë të dy shteteve dhe paqes e sigurisë rajonale

admin

Editorial / Kur kërcënohet një funksionar, i gjithë pushteti në këmbë, e kur kërcënohet një gazetar, “iu qepet” goja!

admin

Bexheti: Fillon pastrimi i rrugës kryesore Semenisht-Çajlanë

Gjyla Halili