AKTUALE

Turnir madhështor në fshatin Kallnik të komunës së Bogovinës me 1 dhe 2 gusht, 16 ekipe në garë për çmimin e madh!

Rinia e fshatit Kallnik në komunën e Bogovinës në nderë të përvjetorit të hapjes së xhamisë së re në këtë fshat po organizojnë një turnir madhështor ku do të marin pjesë rreth 16 ekipe nga fshatra të ndryshëm në pollog në garë për çmimin e madh, shkruan Top24

Me kënaqësi ju njoftojmë se më 1 dhe 2 Gusht 2026, në Kallnik, do të zhvillohet Turniri Tradicional i Futbollit, i organizuar në kuadër të aktiviteteve për përvjetorin e hapjes së Xhamisë së Kallnikut.

⚽ Në turnir do të marrin pjesë 16 ekipe:

Xhamia Re Treqe
Xhamia Mesme e f. Çellopek
Xhamia e f. Bogovinë
Xhamia e Drunovecit
Xhamia e f. Debërcë
Xhamia e f. Tearcë
Xhamia e f. Dobërdoll
Xhamia Eski Tetovë
Xhamia e Madhe Reçicë e Madhe
Xhamia e f. Novosellë
Xhamia e f. Shemshovë
Xhamia e f. Merovë
Xhamia Gam Gam
Xhamia e f. Pallçisht
Xhamia e f. Çiflik
Xhamia e f. Kallnik

Hedhja e Shortit do të bëhet të enjten 30 Korrik 2027, në ora 18:00, në Kallnik.

Ndërsa hapja zyrtare dhe fillimi i ndeshjeve do të nisë më 1 Gusht 2026, duke filluar nga ora 18:00, dhe do të vazhdojë edhe natën e dytë më 2 Gusht 2026 ku edhe do të shpallen ekipet fituese.

Organizatorët në mënyrë publike kanë falenderuar të gjithë donatorët, mërgimtarët dhe bizneset që kanë kontribuar në organizimin e këtij manifestimi.

Ftojmë të gjithë sportdashësit, banorët dhe mysafirët të jenë pjesë e këtij organizimi, për të përkrahur ekipet pjesëmarrëse dhe për të shijuar atmosferën sportive dhe vëllazërore.

Banner

Related posts

ASH krahu i Selës: Të pranohen amendamentet për heqjen e himnit nga shkollat dhe futjen e gjuhës shqipe për drejtorët

Gjyla Halili

Mexhiti takon veteranët e arsimit: Përvoja dhe puna juaj e palodhshme VLEN shumë

Gjyla Halili

Tetova s’ka nevojë për falemenderime!

Gjyla Halili